Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot vizitoi fshatin Golobërda në Shqipëri, për të takuar me qytetarët maqedonas nga kjo zonë.
Ai ka shkruar se Maqedonia e Veriut ofron mbështetje për mbrojtjen dhe promovimin e veçorive të tyre gjuhësore dhe kulturore në Shqipëri, përmes projekteve dhe bashkëpunimeve konkrete.
“Janë të nevojshme përpjekje shtesë me Shqipërinë për ndryshim të regjimit të punës së pikës kufitare Xhepishtë-Trebishtë, me çka do të përmirësohej bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në këtë rajon si dhe liria e lëvizjes së popullatës lokale nga dy anët e kufirit. Kjo çështje u ngrit si një nga çështjet kyçe në interes të popullatës maqedonase në rrethinën e Golobërdos, ka theksuar Osmani, shkruan Tv21./21Media