LajmeMaqedoni

Në “Tabanoc”, për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pritja është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Nga data 18 gusht deri 12 shtator 2022, në drejtimet rrugore Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltim), do të ndërpritet qarkullimi nga ora 09:00 deri ora 15:30 Punimet do të kryhen vetëm në ditët e punës.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Show More

Related Articles

Back to top button