LajmeRajon

Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Nis trajnimi i mësuesve

Mësuesit e ciklit fillor janë rikthyer në ditën e parë të punës, pas mbarimit të pushimeve verore.

Sot ata kanë nisur edhe trajnimin për abetaren e përbashkët unike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila në një postim në rrjetn social shkruan se në datën 1 shtator do të jetë në Prishtinë, ku sëbashku me ministren e Arsimit të Kosovës për të promovuar këtë nismë.

Postimi i Kushit:

Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.

Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren @arberienagavci_ në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!

Show More

Related Articles

Back to top button