Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar këtë të hënë një takim me homologun e saj grek Nikos Dendias, ku janë ndalur në çështje me interes për dy shtetet si abrogimi i Ligjit të Luftës, zgjidhja e kufijve detare, por dhe njohjen e pensioneve për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.
Ministri grek tha se shumë shpejt do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit të luftës dhe diskutimet për pensionet e shqiptarëve.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nënvizoi se ekziston vullneti i mirë për zgjidhjen e ligjit luftës dhe çështjen e pronave me çamët.
Xhaçka ka falënderuar pas takimit homologun e saj për mbështetjen e dhënë nga Greqia në procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.