LajmeMaqedoni

Këto janë prioritetet e komisioneve për zgjedhje dhe emërime dhe për politikë të jashtme në sesionin vjeshtor

“Pas gati një muaj pushim, të martën deputetët do të rikthehen në Kuvend. Dy trupat punues të cilët janë në fokus të opinionit janë Komisioni për zgjedhje dhe emërime ku duhet filtruar kandidatët për gjykatës kushtetues dhe komisioni për politikë të jashtme ku duhet kalojnë filtrin jo obligativ të ligjvënësit propozimet për ambasadorë”, raporton gazetari i Alsat, Adrian Kerimi.

Në Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime debati nuk është i kufizuar, ndërsa opozita deri në vazhdimin e fundit kishte bllokuar diskutimin duke lexuar çdo një deputet biografinë e një kandidati të vetëm.

Opozita akuzon se kandidatët janë kuadro partiakë të partive në pushtet, duke vendosur theks të veçantë në kandidaturën e kryeprokurorit aktual, Ljubomir Joveski.

Puna e Komisionit për politikë të jashtme ka ngecur në shqyrtimin e profileve të kandidatëve. Deri tani filtrin parlamentar e ka kaluar vetëm Zoran Popov, ambasador në SHBA.

Thirrjes së fundit të ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit drejtuar kreut të komisionit Antonio Milloshoskit për të caktuar mbledhjen e trupit punues, Milloshoski nuk iu përgjigj dhe nuk deshi ta komenton.

Megjithëse Osmani paralajmëroi se dërgimi i ambasadorëve mund të gjej zgjidhje edhe pa Kuvendit, përkatësisht me vendim të Presidentit Stevo Pendarovski. Maqedonia e Veriut pa përfaqësues diplomatik është në Sofje, Kanada, Oslo, Bruksel dhe Paris ndërsa së shpejti i përfundon edhe mandati i ambasadorit në BE. / Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button