Nga Sllovenia ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, Kryeministri Edi Rama ka folur për mediet në lidhje marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje dalje.
Rama tha se është pro dialogut mes dy vendeve, ndërsa theksoi se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës kur vjen fjala për kërkesën e tyre për njohje. Teksa pranoi se mes Tiranës dhe Prishtinës ka diferenca mendimi, kryeministri Rama prerazi tha se nuk ka mospërputhje.
“Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja. Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet shqiptare dhe kosovare por ka shqiptarë në Shqipëri dhe shqiptarë në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty”, tha Rama.
Kryeministri ֝është ndalur tek vizat, duke theksuar se çlirimtarët e Kosovës (vendet e BE-se) po e mbajnë peng duke mos i dhënë vizat.
Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit”, shtoi kryeministri.
Pjesë nga intervista e Ramës
Kënaqësia nuk është një fjalë që mund ta përdorim por po, sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi këtij ngërçi i erdhi fundi dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu po nisin tashmë procesin formal të bisedimeve të anëtarësimit.
– A mendoni se pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të ulur armët për shkak të tensioneve të fund korrikut tashmë procesi i anëtarësimit dhe me sinjalet e sotme të kancelarit gjerman Scholz, do të mund të përshpejtohet?
Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë sëbashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial.
Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.
– A ka një mospërputhje në rritje midis autoritetit të Shqipërisë dhe në Kosovës sa i takon marrëdhënies me Beogradin?
Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet shqiptare dhe kosovare por ka shqiptarë në Shqipëri dhe shqiptarë në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja. Faleminderit!/Gazeta Express/