Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një fëmijë ka mbetur i vdekur.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja rreth orës 04:45
Shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeç ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /newskomb