LajmeRajon

Kuvendi i Izraelit dhe i Kosovës do të thellojnë bashkëpunimin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti njëherit  kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, sot ka zhvilluar një takim online me deputetin Ali Salalha, që është emëruar Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit. Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe dy ambasadoret e dy vendeve, znj. Tamara Ziv, Ambasadore e Izraelit për Republikën e Kosovës dhe znj. Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael.

“ Falënderova z.Salalhi për takimin, diskutuam disa tema me rëndësi për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Disa nga kërkesat që shtrova në këtë takim janë:  Marrëveshje për tregti të lirë në mes të dy vendeve, Marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishtë,  të punohet për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve dhe Marrëveshje për punësim sezonal në Izrael”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Salalha u shpreh i gatshëm për të shtyrë përpara këto kërkesa dhe për çdo çështje që kontribuon në thellimin më tutje të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. “Të dyja palët u dakorduam që se shpejti të takohemi dhe t’i konkretizojmë këto kërkesa që janë të rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Hoti.

Ndryshe në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 në prani të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, u ra dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Show More

Related Articles

Back to top button