LajmeRajon

Alarmon Sllovenia, Evropa mund të ndahet në Ballkanin Perëndimor

“Sot, 30 vjet më vonë (pas rënies së Perdes së Hekurt), veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë, duket se perspektiva e një ndarje të re blloku duket mbi Evropën.”

Kështu deklaroi presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në Forumin Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni.

“Është gjithashtu e mundur që ndarja e bllokut të ri mund të kalojë në mes të Ballkanit Perëndimor dhe kjo është një shkak për shqetësim”, deklaroi kreu i shtetit, që dikur ka qenë pjesë e ish -Jugosllavisë, por tani ndodhet i integruar në tërësi në Bashkimin Evropian.

“E kam të vështirë të imagjinoj se kjo mund të shpaloset pa rreziqe sigurie. Në këtë aspekt, Bosnja dhe Hercegovina duket të jetë me rëndësi kyçe”.

Presidenti slloven u shpreh në një diskutim në kuadër të këtij forumi se sa më gjatë të jetë procesi i zgjerimit të BE-së, aq më shumë këto vende janë të prira ndaj aspiratave të Rusisë, ose të paktën ndaj ndikimit në rritje të Rusisë.

“Kjo është arsyeja pse Sllovenia ka punuar prej vitesh drejt një zgjerimi të shpejtë dhe vendimtar të BE-së në Ballkanin Perëndimor.”

Presidenti slloven e tha hapur në këtë diskutim se Serbia do të luajë një rol vendimtar nëse bëhet fjalë për ndarjen e Evropës në Ballkanin Perëndimor.

“Këtu e kam fjalën për sigurinë tradicionale të Serbisë, kulturën politike ekonomike dhe lidhjen emocionale me Rusinë”, tha Pahor.

“Do të doja që politika e Serbisë të ndihmonte në mbajtjen e i gjithë Ballkani Perëndimor në anën e Evropës Perëndimore, megjithatë, kjo është një çështje komplekse dhe besoj se duhet ta trajtojmë si të tillë”.

Pahor u shpreh më tej se çështja në këtë rast është nëse Serbia ndoshta do të ishte e gatshme të rrezikonte një shkëputje me Rusinë, vetëm nëse i jepet një garanci e fortë, shumë e vendosur për vendin e saj në Bashkimin Evropian, por megjithatë nuk është plotësisht e sigurt për këtë.

“Sipas mendimit tim, ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë e fuqi në mënyrë që me veprimet tona ta bindin Serbinë të forcojë vullnetin e saj politik për perspektivën evropiane”.

Pahor tha se prosperiteti në Ballkan varet tërësisht nga integrimi  në pjesën tjetër të Evropës.

“Më e rëndësishmja, njerëzit në Ballkanin Perëndimor me shumicë dërrmuese aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Megjithatë, ne e dimë se vitet e fundit progresi është ngadalësuar, jo më pak nga ndërkombëtarët aktorë duke përfshirë Rusinë, të cilët kërkojnë të minojnë ndërtimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit”.

Kreu i shtetit slloven u shpreh se Bashkimi Evropian, ka  një interes të qartë strategjik që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit evropian, sepse stabiliteti i Ballkanit dhe Ballkanit Perëndimor është stabilitet evropian dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperitet evropian.

Pahor bëri thirrje për një pranim të shpejtë të Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe aleancën e NATO-s dhe tha se Brukseli duhet të bindë Serbinë të zgjedhë rrugën e Bashkimit Evropian në vend të aleancës së saj me Kinën dhe Rusinë, një lëvizje që ai tha se do të përfitonte Bosnjën dhe Kosovën.

Më herët në një fjalim të saj, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit është ngadalësuar “nga aktorët ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë, të cilët kërkojnë të minojnë ndërtimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit”.

Show More

Related Articles

Back to top button