Strumicë, 30 gusht – Një person ka humbur jetën sot në aksidentin që ndodhi rreth orës 11 në hyrje të stacionit hekurudhor Miravcë- Gjevgjeli, pasi treni goditi një makinë.
Siç informon SPB Strumicë, treni transportues i cili qarkullonte nga Trubareva drejt Gjevgjelisë ka goditur automjetin “opel vektra” me targa të Gjevgjelisë drejtuar nga R.I. (76) nga fshati Udovë i Vallandovës.
Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek i Ndihmës së shpejtë.
Për momentin policia kryen mbikëqyrje, ndërsa komunikacioni hekurudhor në këtë pjesë është në ndërprerje.