LajmeMaqedoni

Këshilli Buxhetor i Kuvendit do të mbajë mbledhje, nuk është caktuar diskutimi në komision për gjyqtarët kushtetues

Propozimi për planin strategjik të Kuvendit për periudhën 2023-2027, Propozimi për vendimin për dhënien e pëlqimit financiar të Planit Vjetor të Punësimit në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2023 dhe Propozimi për buxhetin e Kuvendit për vitin 2023 janë në rendin e ditës së seancës së sotme të Këshillit Buxhetor të Kuvendit.  Ky është një nga aktivitetet e para të Kuvendit pas përfundimit të pushimeve kolektive.

Edhe pse pritej dhe rekomandohej dje nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, për sot nuk është caktuar seanca e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ku do të vazhdonte debati për propozimet për gjyqtarë kushtetues.

Në axhendën e sotme parlamentare janë Forumi dyditor i Sekretarëve të Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Meriot, takimet e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Rot, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski, si dhe takimin e kryetarit të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, Aleksandar Nikollovski me ambasadorin italian Andrea Silvestri.

Kuvendi ka nisur punën dje pas përfundimit të pushimit kolektiv. Kryetari i Kuvendit Xhaferi ka mbajtur takim koordinues me nënkryetarin Goran Misovski, koordinatorët e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, përfaqësuesit e Alternativës dhe BESA-s dhe përfaqësuesin e Qeverisë Bojan Mariçiq. Në takim nuk kanë marrë pjesë koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski dhe përfaqësuesi i së Majtës. 


Show More

Related Articles

Back to top button