Kryeministri Edi Rama gjatë një diskutimi për rikthimin e basteve u shpreh se vendimi për mbylljen e basteve ka qenë një vendim i drejt dhe i duhur.
Edi Rama: Kemi një kontekst i cili duhet kuptuar dhe për të cilin unë do të them dy fjalë. Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht lojërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike me kërpudhëzimin e gjithë infrastrukturës së lojërave të fatit, me pafundësinë e sallave të bingove, makinetave, ekranev, basteve.Një shqetësim social edhe me situata familjare të katandisura deri në tragjedi.
“Për hir të vërtetës besojmë se ka qenë një vendim i drejt dhe i duhur. Përparja vendimmarrjes ishte një debat me pro dhe kundra brenda nesh”, u shpreh Rama.