LajmeSport

Barcelona mendon transferimin e Januzajt si lojtar të lirë

Adnan Januzaj ka vendosur të largohet nga Real Sociedadi pas pesë viteve të kaluara në San Sebastian.

Sulmuesi nga Kosova ka mbetur lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me këtë klub dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Januzaj është duke kërkuar një eksperiencë të re në karrierën e tij dhe ofertat për të nuk janë duke munguar.

Gazeta spanjolle Marca ka raportuar se istogasi është në listën e dëshirave të Barcelonës për krahun e djathtë të sulmit.

Katalunasit nuk duan ta aktivizojnë opsionin e blerjes së Adam Traores dhe Januzaj shihet si zëvendësues i spanjollit në Camp Nou.

27-vjeçari ka pasur një vit shumë të mirë me Sociedadin ku në 44 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola e ka asistuar në tre të tjerë.

Interesim për reprezentuesin belg kanë shprehur edhe skuadra si Napoli, Fiorentina, Lazio, Everton e Galatasaray.

Show More

Related Articles

Back to top button