LajmeMaqedoni

Tetovë, sot ka marsh protestues kundër abuzimit të fëmijëve dhe grave

Qendra për mbështetjen e gruas Tetovë, SHPSHP “Cortex”, Lëvizja Nëna dhe Fëmija dhe Rrjeti i Grave në Shkencë organizojnë marshin mbështetës ndaj luftës kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve dhe grave, i cili do të mbahet të sot (2 shtator) në sheshin e Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Marshi do të fillojë në ora 17:00 nga sheshi “Iliria” deri te Gjykata Themelore e Tetovës.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që mendojnë se këto akte duhen dënohen rreptësishtë, t’i bashkëngjiten kësaj iniciative”, njoftuan nga Cortex.

“Ftojmë të gjithë të marrin pjesë në këtë protestë që ka për qëllim të solidarizohet me viktimën 11 vjeçare e cila ishte e përdhunuar nga 5 meshkuj për 7 orë”, bënë thirrje nga Lëvizja Nëna dhe Fëmija.

Marshi mbështetet edhe nga Komuna e Tetovës.

Para dy ditëve, kundër dhunës ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve u protestua në tre kryeqytete, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.

Në protestën kundër dhunës në Shkup, dikush sulmoi disa nga organizatorët pak para se të fillojë protesta.

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë. Rasti dyshohet se ka ndodhur në një park të qytetit. Aktualisht pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës së mitur janë në paraburgim prej një muaji, tre prej të cilëve janë të mitur. Bëhet fjalë për SH.K, G.R, G.J, XH.S dhe E.R. Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga opinion publik si në Kosovë po ashtu edhe në rajon.

Show More

Related Articles

Back to top button