LajmeRajon

26 plumba drejt policisë në Zveçan – Detaje nga aksioni i djeshëm

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në Zveçan ku u zbulua një laborator i drogës.

Gjatë atij aksioni në drejtim të zyrtarëve policorë kanë shtënë persona të panjohu.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit.

“Fsh. Izvor, Zveçn, 23.05.2022-13:50. Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar që droga e konfiskuar kap vlerën e 6 milionë eurove, e cila tashmë është shkatërruar.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”, tha ai

Show More

Related Articles

Back to top button