Hector Bellerin është rikthyer te Barcelona pas 11 viteve që ishte larguar nga ky klub.
Mbrojtësi i djathtë spanjolle ishte larguar nga La Masia për t’iu bashkuar Arsenalit derisa sezonin e fundit ishte i huazuar te Real Betis në La Liga.Bellerin kishte kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2024, por ai e ka prishur atë për t’u bashkuar me Barcelonën si futbollist i lirë.
Bellerin ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023, derisa i është vendosur klauzolë prej 50 milionë eurove. Interesim për anësorin kishin shprehur edhe skuadrat tjera si Betis, Atletico Madrid e Udinese.
Bellerin pritet të jetë zëvendësues i Sergino Dest te Barca, pasi amerikani u largua në huazim në drejtim të Milanit.