Konferenca e radhës në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve është caktuar të mbahet me 8 shtator në orën 13:30, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi akuzohen nga Haga për krime lufte.
Të gjithë ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej më shumë se një viti.
Në vazhdimësi ka pasur ankesa nga pala mbrojtëse për vazhdimin e paraburgimit dhe për mos fillimin e procesit gjyqësor ndaj tyre.