Sulmuesi holandez, Memphis Depay, ka njoftuar se ka vendosur që të qëndrojë te Barcelona këtë sezon.
28-vjecari ka deklaruar mbrëmë se është i përkushtuar që të kontribuojë në suksesin e Barcelonës.
“Unë kam vendosur që të qëndroj te Barcelona. Jam i përkushtuar maksimalisht që të japë kontributin tim për sukseset e klubit”. – deklaroi holandezi.
Holandezi në këtë merkato ka qenë jashtëzakonisht pranë largimit nga Barcelona, pasi që ishte afër që ta shkëpusë kontratën me katalunasit dhe ka qenë në bisedime direkte me Juventusin.