GostivarLajme

Policia arreston prerës ilegal të drunjve në fshatin Sërmnovë

SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (1 shtator) në ora 18:00 në atarin e fshatit Sërmnovë të Gostivarit, në lokalitetin “Zapogje”, i kanë privuar nga liria A.D.(40), Sh.D.(35) nga ky fshat dhe B.S.(41) nga Republika e Shqipërisë, të cilët janë hasur duke prerë ilegalisht drurë dushku me sharrë elektrike me motor.

 Që të tre janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, të cilëve iu është konfiskuar sharra dhe një sasi e madhe druri, ndërsa pak më vonë shtetasi shqiptar është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe Ripranim për procedurë të mëtejshme sepse ka abuzuar edhe me qëndrimin turistik.

Show More

Related Articles

Back to top button