Ish-drejtorin e Policisë financiare, Arafat Muarremi do ta hetojë prokurorja Lile Stefanova, ndërsa prokurores Katerina Kolareviq i është besuar lënda për stacionin për kontroll teknik “Via komerc” ku për herë të fundit ishte kontrolluar autobusi i “Besa trans” që u dogj në Bullgari. Kështu ka vendosur udhëheqësi i ri i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Trajçe Pelivanov.
“Veprimi mbi këto lëndë do të vazhdojë pa pengesa dhe prokurorët të cilëve iu janë besuar lëndët do të ndërmarrin të gjitha veprimet në përputhje me Ligjin për procedurë penale që t’i vërtetojnë dyshimet në paditë penale që janë dorëzuar”, thonë nga Prokuroria Publike.
Të dy lëndët janë në procedurë para hetimore, ndërsa Ruskoska për shkak se u suspendua, nuk arriti t’i formulojë në akuzë. Në lëndën për stacionin për kontroll teknik, Ruskoska kishte planifikuar të fillojë me dëgjimin e dëshmitarëve, ndërsa për Policinë Financiare tashmë kishte dëgjuar dy dëshmitarë. Ruskoska javë më parë tha se dyshon se dikush prej kolegëve do të mund të punojë mbi lëndët.
“Pa dallim se kishte kumtesë se lëndët do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, pas kësaj se çfarë më ndodhi mua, nuk besoj se cilido kolegë seriozisht do të vazhdojë të veprojë me lëndët”, theksoi Villma Ruskoska, prokurore 19 gusht 2022.
Ruskoska ishte pyetur se a i beson koleges së saj Lile Stefanova për të udhëhequr lëndën për keqpërdorimet e mundshme në Policinë Financiare?
“Shihni, ajo është zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve publik në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Derisa anëtarët e Këshillit i kanë dhënë besimin, unë nuk kam përse të mos kem besim tek ajo”, pohoi Villma Ruskoska, prokurore 19 gusht 2022.
Në lëndën për qendrën për kontroll teknik po hetohet se përse MPB dhe ministri Spasovski me muaj kanë ruajtur në sirtar vendimin për ndalesë të përkohshme të punës se “Via komerc”. Prokurorja Kolareviq përndjek edhe ish-sekretarin gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri.