LajmeRajon

Kamerat fiksojnë vrasjen e Shkodrës; viktima Ismet Çekorja po pinte birrë në një dyqan buzë rruge

Autori i vrasjes së 57 vjecarit Ismet Çekorja në Shkodër dyshohet të jetë një person me motor dhe me skafandë në kokë.

Kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57 vjecari Ismet Çekorja kanë “zbuluar” autorin e atentatit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor,  atentatori ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur afër objektivit të vetë , ka qëlluar ndaj tij dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Skafandra në kokë e bën të pamundur identifikimin e autorit të ngjarjes.

Megjithatë policia e Shkodrës ka sekuestruar edhe kamerat e tjera të sigurisë në segmente të tjera të qytetit për të parë nëse në ndonjë moment autori e ka hequr apo jo skafandrën, e vetmja mundësi kjo për të bërë identifikimin e tij.

Nuk dihet nëse viktima Ismet Çekorja është thirrur, nga ndonjë person për të dalë nga banesa apo jo.

Në momentin kur është sulmuar  57-vjecari ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

Show More

Related Articles

Back to top button