LajmeMaqedoni

157 gjoba në Shkup, 13 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (02.09.2022) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara në trafik.

Siç thonë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 gjoba, nga të cilat 13 për ngasje me shpejtësi më shumë se e lejuara, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 28 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Pesë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit, shtatë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për automjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.

“Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Show More

Related Articles

Back to top button