LajmeRajon

Kosovë/ Zhdukja e 11-vjeçares në qershor, arrestohen 6 persona të dyshuar

Gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në zhdukjen e 11-vjeçares e cila së fundmi, ishte raportuar të jetë dhunuar nga 5 persona, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Arrestimi i tyre është realizuar të premten.

Krahas kësaj të fundit, Departamenti për të mitur bën të ditur se të gjashtë të arrestuarit dyshohen për veprat penale si “Trafikim me njerëz”, “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “dhunim”.

“Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur”, ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndër të tjera, në kuadër të provave materiale janë konfiskuar shtatë telefona mobilë, telefona këta që do të shërbejnë në procedurën penale.

Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, që të gjashtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. Njëherësh, hetimet janë duke vazhduar.

Një vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga disa persona për orë të tëra në Prishtinë. Rasti pretendohet se nisi në një park të qytetit, ku tre persona fillimisht e ngacmuan me fjalë 11-vjeçaren, e më pas edhe nisën dhunimin ndaj saj.

Si rrjedhojë e rastit të lartëcekur dhe raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual, një protestë masive është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist./rtd/

Show More

Related Articles

Back to top button