LajmeMaqedoni

Ligji për Arsim të Mesëm i bashkësive fetare, Fetai: Nga miratimi i tij përfitojnë të gjithë

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, reisul ulema hafiz Shaqir Fetai, vlerëson lartë faktin që Qeveria e RMV – së dha mendimin e saj pozitiv në lidhje me propozim – Ligjin për Arsim të Mesëm të bashkësive fetare në Maqedoni të Veriut. Paraprakisht, Kuvendi kishte kërkuar mendimin e Ministrisë së Arsimit mbi propozim-Ligjin për Arsim të Mesëm të bashkësive fetare në Maqedoni të Veriut, që gjithashtu ishte pozitiv, ndërsa Qeveria vërtetoi mendimin.

Drafti i cili ndodhet në procedurë parlamentare pritet të njoh diplomat e shkollave të mesme fetare, përkatësisht medreseve, të cilat aktualisht nuk njihen nga universitetet vendase shkaku i zbrazëtirës ligjore. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai pret që Kuvendi ta miratoj përfundimisht ligjin me çka do të zgjidhet edhe një brengë e kahmotshme e Bashkësisë Islame dhe muslimanëve në RMV.

Akreditimi i Medresesë “Isa Beu” do të sjellë përfitime edhe për medresantët që tanimë e kanë kryer këtë shkollë islame, sepse edhe atyre do tu njihen diplomat për shkollimin e mbaruar.

Statusin e shkollës së mesme “Medreseja Isa Beu” e morri në vitin 1979, ndërsa nxënësit e diplomuar djem dhe vajza në këtë shkollë i drejtoheshin universiteteve jashtë vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button