LajmeMaqedoni

ALEANCA AKUZON LSDM PËR MASHTRIM MA ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Jemi dëshmitarë të disa deklaratave teje të pa analizuara dhe kuturu të LSDM lidhur me çmimin e energjisë elektrike deklaroi Elmi Aziri, sekretar  Organizativ dhe deputet i ASH-së.

Aziri shtoi se në daljet e fundit nga LSDM  në mjetet e informimit publik dolën me një deklaratë tejet të pa argumentuar dhe tendencioze. Të njëjtët i servuan opinionin të gjerë informatë se gjoja konsumatorët familjar paguajnë vetëm 20% të çmimit aktual të energjisë,por njohësit e kësaj sfere që janë konsultuar japin të dhënë të tjera që e rrëzojnë këtë teori të partisë në pushtet.

“Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjar nga 01.07.2022 është i ndarë në katër fasha ( blloqe ) , ku çmimi për një kWh varion nga 7,72 denarë në fashën e parë dhe 17,47 denarë në fashën e katërt. Për efekt krahasimi, rezulton që një MWh konsumatorët familjarë e paguajnë nga 125 € deri në 284 € .Në tregun e lirë , duke marrë si bazë treguesit e bursave evropiane të energjisë elektrike,  gjatë muajit gusht 2022 një MWh u tregtua me  çmim  mesatar prej 495 € .Pra edhe referencat me treguesit e bursave europiane nuk japin atë konstatim se konsumatorët familjar paguajnë 20 % të vlerës aktuale të energjisë elektrike,  pasi rezulton se paguajnë nga 25 % deri në 58 %” “.

Aziri thotë se pse kjo parti qeveritare u referohet çmimeve për krahasim me ato të bursave europiane? Vendi ynë ka termocentrale e hidrocentraleve të ndërtuara e të financuara nga djersa e taksat e paguara të shumë gjeneratave të qytetarëve të këtij shteti . Kujt i shërbejnë këto krahasime, apo me të njëjtat dua të mbulojnë pa aftësinë,  keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet e shumta që kanë kryer me vite e dekada të tëra me impiantët energjetik në vend.

“Pse kjo parti qeveritare nuk i krahason çmimet e energjisë elektrike që paguajnë konsumatorët familjarë në RMV me vendet e rajonit ? Jo se nuk janë të informuar,  por u rezulton se kjo kategori konsumuese,  pra atë familjare, në RMV paguan çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në gjithë Ballkanin perëndimor,  këtë fakt në disa raste ASH e ka pasqyruar me detaje e fakte .Pse kjo parti qeveritare nuk parashtron pyetje dhe nuk u kërkon llogari të zgjedhurve të vet në legjislativ, ekzekutiv e drejtoritë e kompanive energjetike, pse nuk janë vënë në shfrytëzim të gjitha kapacitetet prodhuese në vend për prodhimin e energjisë elektrike”.

Nga ana tjetër, nga të dhënat e Entit Statistikor rezulton, se gjatë muajit qershor janë importuar 156.337 MWh energji elektrike,  ose përkthyer në vlera financiare afërsisht 36 milion € , pra mungesën e energjisë elektrike për muajin qershor e kemi blerë në bursën europiane në këtë vlerë deklaroi deklaroi Elmi Aziri, sekretar  Organizativ dhe deputet i ASH-së.

Show More

Related Articles

Back to top button