Në arsimin parashkollorë, të punësuarit vazhdojnë të kenë në përdorim dy ditarë atë elektronik dhe klasik, për dallim nga shkollat tek të cilat nga shtatori i kaluar në funksion është vetëm ai elektronik. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, tha se po përgatiten ndryshime në Ligjin për Kujdes ndaj fëmijëve.
“Orari i punës së edukatoreve dhe përkëdhelëseve është 40 orë në javë, nga të cilat 6 orë edukatoret dhe 7 orë përkëdhelëset punojnë me fëmijë në grupe, ndërsa pjesën tjetër të orarit prej një apo një orë e gjysme jua dedikojnë pikërisht plotësimit të ditarëve. Në përgatitje e sipër janë ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje ndaj Fëmijëve, në të cilat parashihet që në vend se të kenë dy ditarë dhe atë klasik edhe elektronik, të kenë vetëm një ditarë, me shumë gjasë pas bisedimeve me të punësuarit në çerdhe ai do të jetë ditari elektronik”, tha Jovanka Trenevska-ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Plotësimi i dy ditarëve në arsimin para shkollorë u merr një kohë të konsiderueshme edukatoreve dhe përkëdhelëseve, në një periudhë kur numri i fëmijëve që kanë nën përkujdesje është shumë më i lartë se ai i parashikuar me ligj, madje në disa çerdhe në zonat kryesore urbane, ky numër arrin deri në 40.
Ligji për Kujdes ndaj Fëmijëve
“Puna në kopsht organizohet në varësi të moshës
fëmijët në grupe homogjene, përkatësisht:
1) deri në 12 muaj ………………………………………… ……. ..nga gjashtë deri në tetë fëmijë;
2) mbi 12 deri në 18 muaj……………………………..nga tetë deri në dhjetë fëmijë;
3) mbi 18 muaj deri në dy vjet……………….nga dhjetë deri në 12 fëmijë;
4) mbi dy deri në tre vjet……………………………..nga 12 deri në 15 fëmijë;
5) mbi tre deri në katër vjet…………..nga 15 deri në 18 fëmijë;
6) mbi katër deri në pesë vjet…………………………… nga 18 deri në 20 fëmijë dhe
7) mbi pesë deri në gjashtë vjet…………………………… … nga 20 deri në 25 fëmijë.”
Migrimi i brendshëm i qytetarëve ka bërë që zona të caktuara urbane, siç ka ndodhur në kryeqytet, të kenë numër më të madh të popullsisë, në raport me objektet parashkollore. Pavarësisht se nga vitit 2017 janë ndërtuar 71 çerdhe, ky numër nuk ka mjaftuar për të përfshirë në arsimin parashkollorë të gjithë fëmijët./Alsat.mk