GostivarLajme

B.L “Çajlë” me kërkesë në DPB: Policia të shtojë patrullimet rreth objektit të shkollës në Çajlë

Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë, respektivisht kryetari i saj Sinan Elezi, nëpërmjet një kërkese dërguar kryeshefit të Departamentit për Punë të Brendshme, Basri Veseli, ka kërkuar nga policia që të intensifikojë praninë dhe të patrullojë më shpesh rreth shkollës fillore komunale “Çajla”.

Kërkesa vjen pikërisht tani kur edhe ka filluar procesi mësimor në shkollë dhe parashtrohet për dy arsye: si e para, meqë objekti i shkollës gjendet përskaj rrugës regjionale, shpesh mund të ndodh që tu rrezikohet jeta nxënësve deri sa hyjnë e dalin nga oborri i shkollës shkaku i shoferëve të papërgjegjshëm dhe e dyta të ndalohen të sillen rreth shkollës individ që nuk janë as nxënës e as prindër, e të cilët merren me veprime të kundërligjshme dhe rrezikojnë fëmijët të bien nën ndikim e tyre e të fillojnë të merren me dukuri devijante nga më të ndryshmet , thuhet në kërkesë.

Nga Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë shpresojnë që kërkesa e tyre do të merret parasyshë duke ofruar në të njejtën kohë mbështetjen e plotë për Policinë nga ana e gjithë banorëve të Çajlës.

Show More

Related Articles

Back to top button