LajmeMaqedoni

Për tre muaj, 521 divorce në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i lindjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje.

Numri i vdekjeve në tremujorin e dytë 2022 shënoi një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe arriti në 4760 vdekje, nga të cilat 22 ishin foshnja.

Lindjet shkojnë në negative dhe arrinë në -381, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve.

Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa. Në këtë tremujor janë pranuar 521 raportime për martesa të divorcuara.

Show More

Related Articles

Back to top button