LajmeMaqedoni

Kovaçevski sot për vizitë në Bullgari

Një delegacioni i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të qëndrojë në vizitë pune njëditore në Sofje lidhur me krizën energjetike.

Vizita e punës së Kovaçevskit dhe delegacionit nga departamentet e ekonomisë dhe energjetikës, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, është për t’u ballafaquar me pasojat e krizës botërore energjetike.

Kovaçevski në Sofje shkon nga Beogradi, ku udhëhoqi delegacionin qeveritar në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Verës “Vizioni i verës Ballkani i Hapur në Panairin e Beogradit” në kuadër të Samiti të iniciativës Ballkani i Hapur, ku ishte paralajmëruar bashkëpunim me qëllim të sigurimit të sasive të mjaftueshme të rrymës për biznesin dhe qytetarët e rajonit.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov dje deklaroi se seriozisht po përgatiten për vizitën e kryeministrit Kovaçevski në Bullgari.

Siç njoftoi MIA, Millkov në intervistë për BNR vlerësoi se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shumë dimensione, ato janë të shumëanshme dhe nuk mund të maten me çështjet e furnizimit me energji elektrike nga Bullgaria në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Pritet që të diskutohet për një gamë të gjerë çështjesh dhe të ndërmerren hapa të dukshëm për zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Çështjet do të shqyrtohen në varësi të tyre reciproke”, tha Milkov dhe shtoi se kur të vijë një kryeministër nga një shtet fqinj, duhet të shtrohen të gjitha pyetjet që do të ishin me interes për të dyja vendet.

Nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) dje informuan se do të jenë të përfshirë në realizimin e projekteve të dakorduara për përballje me krizën energjetike të cilat do të dalin nga iniciativa Ballkani i Hapur dhe nga format e tjera të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, zbatimi direkt i të cilave në energjetikë do të duhet të rrjedhë përmes SHA EMV.\Alsat.mk\

Show More

Related Articles

Back to top button