LajmeMaqedoni

Gjobiten 302 drejtues motoçikletash në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën prej datës 29 gusht 2022 deri më 04 shtator 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë është kryer kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 302 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 194 nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit ndërsa 62 kanë drejtuar motoçiletat pa leje drejtimi.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjashtë motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimit të zhurmës, si dhe janë sanksionuar edhe për kundërvajtje të tjera.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button