Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë arriti të merr fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Qipros në kuadër të duelit të parë kontrollues të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve.
Maqedonia luajti një ndeshje cilësore, ishte më e mirë në çdo segment të lojës dhe me meritë arriti një fitore bindëse.
Jehona Veliu hapi rezultatin në minutën e 20-të. Ajna Iseini fillimisht çoi shifrat në 2:0 në minutën e 30-të, e më pas me golin e dytë të takimit të sotëm në minutën e 72-të, fiksoi rezultatin përfundimtar në 3:0.
Ndeshjen e dytë kontrolluese, Maqedonia dhe Qipro do ta luajnë më 6 shtator në ora 16:30 në në Turnovë.
Maqedonia: Berna Kabakci, Matea Blazheska, Lora Sulejmani, Edina Sulejmani, Kristina Mojsoska, Mia Golovska, Jehona Veliu, Era Stebleva, Vesa Sela, Aina Iseini, Simona Meyer;