LajmeRajon

Kosova, ‘mollë sherri’ për Serbinë dhe Slloveninë/Vuçiç, sanksione për njohjen e Pavarësisë

Sllovenia dhe Serbia janë përplasur ashpër së fundmi, për shkak të Kosovës. Deklaratë e Presidentit serb Aleksandër Vuçi, pas takimit me presidentin slloven, Borut Pahor, lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sllovenia, para 14 vjetësh, ka rritur mw tej tensionet mes dy vendeve. Vuçic u pyet nga gazetarët se pwrse nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe përgjigjia e tij kapi të papërgatitur presidentin slloven. “Si tia shpjegojë kombit serb se po i vë sanksione Rusisë, e cila nuk njeh Kosovën dhe na ka mbështetur që në ditën e parë dhe jo Sllovenisë, e cila njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Vucic. Sipas tij, Rusia nuk ka shkelur integritetin e Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare, meqë nuk e ka njohur Kosovës, por Sllovenia, po Pas përplasjes në konferencë, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka thirrur ambasadorin e Serbisë në Lubjanë si protestë për deklaratën e Vuçiq. Sllovenia i ka shprehur shqetësimin ambasadorit serb duke thënë se krahasimi i njohjes së Kosovës me agresionin rus kundër Ukrainës janë të papranueshme. Përplasja vjen ndërkohë që Serbia ka refuzuar t’i verw sanksione Rusisë pas agresionit në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Show More

Related Articles

Back to top button