LajmeMaqedoni

Ministri Sali flet për grevën e mjekëve familjarë: Greva dëmton vetëm pacientët, jo edhe sistemin shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, duke komentuar protestën e mjekëve familjar e cila sot është në ditën e dytë, ai tha se pacientët nuk duhet të jenë viktima të disa politikave të vonuara dhe theksoi se nuk kanë arritur të bindin vetëm një pjesë të vogël të mjekëve familjarë për të ndërprerë grevën, pra rreth 25 përqind prej numrit total të grevistëve.

“Është e qartë se ne si Ministri nuk arritëm të bindim vetëm një pjesë të vogël, pra 25 përqind të mjekëve të familjes. Mos ngurroni të kontrolloni dhe t’u shërbeni pacientëve, një pjesë e madhe e mjekëve të familjes nuk janë pjesë e kësaj greve dhe nuk janë bashkuar në shprehjen e bojkotit të punës në të cilën fundin më të trishtë e përjetojnë pacientët dhe jo sistemi. Sepse ndryshimet në sistem bëhen përmes bisedave dhe jo përmes grevës”, tha ministri Sali në përgjigjen e pyetjes së një gazetari pas ngjarjes me temën “Trajtimi i dezinformatave për vaksinimin – nevojat dhe sfidat”.

Sipas ministrit Sali, greva është një shprehje revolte treditore ndaj politikave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta e Shoqatës së Mjekëve Privatë ka nisur dje dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Ata vendosën që përmes një proteste paqësore të kërkojnë rritje të pikës së kuotës për pacieëntë, shëndetësi elektronike, rritjen e buxheteve për specialistët dhe laboratorët, klinikat rurale, si dhe mos mbylljen e ordinancave për mjekët që duan të vazhdojnë punën edhe mbi moshën 64 vjeçare.

Mjekët e përfshirë në protestë njoftuan se nuk do të lëshojnë referime dhe receta, por do të pranojnë vetëm raste urgjente.

Show More

Related Articles

Back to top button