GostivarLajme

Kriza energjetike, Taravari përsërit kërkesën për zgjatjen e pushimit dimëror

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari para gazetarëve theksoi kërkesën që si propozim i është dorëzuar BNJVL-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës dhe ka të bëjë me kohëzgjatjen e pushimit dimërore.

Një javë më parë kur filloi viti i ri shkollor, ai rekomandoi pushim të zgjatur dimëror për këtë vit shkollor prej dy muajsh, konkretisht dhjetori dhe janari të jenë pushim. Ideja është të kursehen shpenzimet dhe të kapërcehet kriza energjetike.

“Është gjatë kësaj periudhe që është më e ftohta, dhe ka një mundësi për të kursyer energji për ngrohje. Në kontakt me disa kolegë kryetarë komunash kam marrë mbështetjen e tyre dhe ata besojnë se kostoja e energjisë elektrike do të ndikojë seriozisht në funksionimin e komunave. Asgjë nuk do të funksionojë, sepse ne duhet të përballojmë shpenzimet, të cilat janë të mëdha dhe disa herë më të larta. Qeveria qendrore duhet ta ketë parasysh këtë propozim, duke qenë se në periudhën e dimrit këto kosto do të rriten dhe do të jenë një goditje e rëndë për arkën e buxhetit të shtetit, e cila është bosh”, tha Taravari.

Ai pret që kërkesa e parashtruar nga pushteti lokal i Gostivarit të merret parasyshë dhe të shqyrtohet para se të fillohet me ngrohjen nëpër shkolla.

Show More

Related Articles

Back to top button