LajmeMaqedoni

ARM do të merr pjesë në grupin luftarak të NATO-s në Bullgari dhe Rumani

Në takimin e djeshëm, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, pas prezantimit të informacioneve për nevojën e dërgimit të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në grupin luftarak të NATO-s në Republikën e Bullgarisë dhe në Republikën e Rumanisë, qeveria mori vendime të veçanta për dërgimin e njësive të ushtrisë në të dy vendet.

“Detyra e grupit luftarak të NATO-s është, si pjesë e aktiviteteve të vigjilencës së shtuar të NATO-s (NATO enhanced Vigilance Activities – NATO), të forcojë mbrojtjen e kufijve lindorë të NATO-s në Republikën e Bullgarisë dhe në Republikën e Rumanisë”, informojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se realizimi i aktiviteteve forcon partneritetin dhe bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve të tjerë në kuadër të NATO-s dhe njëkohësisht ndikon në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, Rumaninë, me SHBA-në, si dhe si me aleatët e tjerë dhe kombet e tjera, që do të kontribuojë në grupin e betejës me personel dhe pajisje.

Show More

Related Articles

Back to top button