LajmeMaqedoni

Presidenti italian Sergio Mattarella sot viziton vendin

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, do të arrijë në mbrëmje për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Shkup, siç njoftojnë nga Ambasada e Italisë, presidenti Mattarella nesër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski. Pas takimit kokë më kokë, së bashku me delegacionet e tyre, dy presidentët do të zhvillojnë një takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është caktuar një konferencë për media.

Pas takimit me Pendarovskin, Mattarella do të shkojë në Kuvend, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Në kuadër të seancës formale, Mattarella do t’i drejtohet deputetëve. Më pas së bashku me presidentin Pendarovski do të përkulen para përmendores së Goce Dellçev në kishën “Sveti Spas”.

Presidenti Mattarella nesër pasdite do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me përfaqësues të komunitetit italian në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button