LajmeRajon

Lajçak dhe këshilltarët e Sholz dhe Macron sot në Kosovë e Serbi, takohen me Kurtin dhe Vuçiç

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak i shoqëruar nga dy këshilltarë të Gjermanisë dhe Francës do të vizitojnë të premten Prishtinën dhe Beogradin.

Brukseli ka njoftuar se tre zyrtarët evropianë do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti francez Emanuel Makron njoftuan se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për politikën e jashtme për të asistuar në punën e Lajçak në dialogun për normalizim marrëdhëniesh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces.

Show More

Related Articles

Back to top button