LajmeSport

Barcelona vendos sërisht një rekord të ri në tregun e transferimeve

Man. Siti ka pranuar ofertën e Barcelonës për shërbimet e Keira Ualsh, e cila do t’i bashkohet klubit katalanas për një shumë rekorde në historikun e futbollit të femrave. Transferimi i 25-vjeçares Ualsh nga Man. Siti te Barcelona do të arrijë në shifrën rekord prej 350 mijë paund ose 400 mijë eurosh.

Më parë, shuma rekord për transferimin në futbollin e femrave ishte 300,000 paund, të cilën Çellsi e pagoi Uolfsburgut në shtator 2020 për Pernille Harder.

Siti ka refuzuar disa oferta nga Barcelona këtë verë për Ualshin, e cila duhet të firmos një marrëveshje me klubin katalanas deri në mesnatë, kur skadon afati kalimtar në Spanjë.

Show More

Related Articles

Back to top button