LajmeMaqedoni

“Energjia elektrike”, Bekteshi: Qeveria miratoi dy vendime për të ndihmuar kompanitë

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë miratuar dy vendime përmes të cilave synohet tu dilet në ndihmë kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike.

“Vendim që tu dalim në ndihmë kompanive që janë në tregun e lirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe definuam marzhën të cilën ata mund ta implementojnë në momentin që bëjnë kontrata për furnizim me energji elektrike e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 për qind, duke u referuar në çmimin e bursës HUPX (Hupex) e cila është bursë referente për Republikën e Maqedonisë së Veriut sa i përket energjisë elektrike”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, shkruan Alsat.

Bekteshi gjithashtu njoftoi se është dërguar propozim deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë që të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

“Si propozim ndaj KRRE-së kemi dërguar që të zvogëlohet marzha e furnizuesit nga 50 në 20 për qind. Për fat të keq një numër i konsiderueshëm i institucioneve publike pavarësisht nëse janë në kuadër të pushtetit lokal apo qendror, ende edhe pse jemi në muajin shtator nuk kanë lidhur marrëveshje për tu furnizuar me energji elektrike që në mënyrë automatike e rëndojnë buxhetin e të njëjtave institucione dhe në vend që ai buxhet të shfrytëzohet për përmirësimin e kualitetit të arsimit, për projekte infrastrukturore në kuadër të komunave dhe pushtetit qendror ai buxhet paguhet në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit e këtyre institucioneve për furnizim me energji elektrike”, tha Bekteshi./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button