Reshjet e dendura të shiut gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, pedonalja “Kole Idromeno” është mbuluar nga uji.
Si pasojë e përmbytjeve është bërë i vështirë qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve.
Sakaq uji është futur deri në katet e para të banesave.