GostivarLajme

Akademi përkujtimore për bijtë e betimit kombëtar të para 34 viteve në Gostivar

Shoqëria “Lëvizja” pas Kullës së familjes Veliu në Sërmnovë, zbret në Gostivar për të zbuluar çerdhet, ku u zhvilluan aktivitetet kombëtare, larg syrit të armikut i cili shkilte çdo kërkes shqiptare. Ndër ato aktivitetet ishte edhe 4 Tetori i vitit 1988 kur u zhvillua protesta e parë e nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar, të cilat u shtypen nga policia, duke u dënuar nga 4 deri 12 vjet burg. Për nderë të 34 vjetorit nga demostratat e atij viti, shoqëria “Lëvizja”, në mbledhjen e saj mbajtur së fundmi në Gostivar, zbuloi se do të organizojë Akademi përkujtimore e ku do të dekorohen ish të burgosurit nga viti 1968 e këndej. Luan Veliu, nënkryetar i shoqërisë “Lëvizja” për Maqedoni tha se aktiviteti do të nisë nga shtepitë ku u mbajtën takimet dhe u projektuan organizimet për aktivitetet kombetare, shtëpia e Nafie Zendeli – Ziberi dhe shtëpia e Lazime Shefit Xhaferri, të dyja në Gostivar.

“Vazhdimësia e qyteteve tjera shqiptare qoftë në Kosovë, qoftë këtu në Iliridë, Preshevë e Malin e Zi, Shoqëria ‘Lëviza’ e cila tanimë tre vite funksionon edhe këtu në Maqedoninë shqiptare, gjurmon shtëpi, kulla ku kanë kryer veprimtarët veprimtarinë e vetë nën fshehtësinë e thellë të sistemit të atëhershëm jugosllav dhe serbosllav. Në Gostivar jemi tubuar pak ditë para 4 Tetorit, dita kur nxënësit tanë protestuan në vitin 1988 atëherë kur u mohohej gjuha shqipe që mësimit të zhvillohej nëpër shkollat e mesme. Jemi në 34 vjetorin e atyre demostratave dhe pikërisht për atë ditë dhe në shenjtë të respektit të të gjithë atyre që morën guximin dhe dolën në protestë, shoqëria ‘Lëvizja’ do të organizon një Akademi përkujtimore kushtuar asaj date e cila duhet të zërë vendin në historinë e popullit shqiptar si nismëtarë të gjeneratës së parë për fillimin e arsimimit në gjuhën shqipe në qytetet shqiptare në Maqedoni, dhe në ndërkohë të vazhdojmë të tregojmë se organizimet nuk kanë qenë spontane por të koordinuara mirë dhe ata kanë mbajtur përgatitjet e veta, organizimet nëpër shtëpitë të cilat ne me 4 Tetor do t’u ngrisim nga një pllakë ku do të shënohet se kanë qenë çerdhe të veprimtarëve shqiptar këtu në Gostivar, ashtu si në qytetet tjera në Maqedoninë shqiptare”, deklaroi Luan Veliu, nënkryetar i shoqërisë “Lëvizja” për Maqedoni.

Do të jetë e martë dita kur do të mbahet Akademia, ashtu siç para 34 viteve ishte ditë tregu kur nxënësit shqiptar protestuan në Gostivar për mësim në gjuhën amëtare.

“Ata të rinj atëherë zgjodhën ditën e martë, ditë tregu në Gostivar me qëllim që t’u bashkangjiten edhe familjarë të tjerë të cilët kishin dalur në treg, mirëpo ajo nuk ndodhi fatkeqësisht, kurse koiçidenca është se edhe ky 4 Tetor kur ne do të shënojmë ditën e demostratave, i bien dita e martë”, deklaroi Luan Veliu, nënkryetar i Shoqërisë “Lëvizja” për Maqedoni.

Ky aktivitet vjen në kuadër të 40 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosoves. Nga shoqëria “Lëvizja” bëjnë të ditur se do të vazhdojnë gjurmimet për të zbuluar të gjitha aktivitetet, grupacionet ilegale të kohës që t’i bërë publike dhe në të njejtë kohë të dëshmohet, siç theksojnë, se edhe bijtë e Gostivarit ishin në zinxhirin e madh të betimit kombëtar.

Show More

Related Articles

Back to top button