Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Takimi “kokë më kokë” po mbahet në vilën qeveritare.
Ende nuk dihen arsyet e takimit të dy kryeministrave.
Kurti ka mbërritur pak më herët.
Kujtojmë që dy vendet përuruan këtë vit shkollor abetaren e përbashkët unike, ndërsa mbledhja e fundit mes dy qeverive ishte më 20 qershor.
Ndryshe, kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.