LajmeMaqedoni

Vazhdon debati për gjykatësit kushtetues, në radhë është emri i Ljubomir Joveskit

Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime sot do të mbajë seancë në të cilën duhet të vazhdojë debati për kandidaturën për gjykatës kushtetues të Lubomir Joveskit, prokuror aktual publik republikan.

Në seancën e djeshme fjalim kishin deputetët e OBRM-PDUKM-së opozitare, të cilët vlerësuan se Joveski në mënyrë joprofesionale e kryen funksion aktual dhe punon në interes të pushtetit dhe për këtë, sipas tyre, “nuk është i përshtatshëm për funksionin e gjykatësit kushtetues”.

Pas debatit disa orësh të ditës së djeshme rreth orës 18:00 është shpallur pauzë prej 15 minutave, pas së cilës Komisioni nuk vazhdoi me punë.

Lubomir Joveski është kandidati i propozuar nga LSDM-ja dhe është i fundit për të cilin diskuton Komisioni. Ditëve të fundit anëtarët e këtij Komisioni kanë dhënë mbështetje për kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe për gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, të dy të propozuar nga LSDM-ja.

Nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjykatës kushtetues të OBRM-PDUKM-së opozitare, asnjëri nuk mori mbështetje. Partia i propozoi Savo Klimovskin, profesor universitar, Todor Vitlarov, punonjës në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjykatësin në pension Branko Sekulovski, Voislav Dimovskin, prokuror publik i fundit nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjykatësen e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska dhe profesoreshen Rodna Zhivkovska.

Gjykata kushtetuese më shumë se një vit punon me përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e parashikuar, katër prej tyre u ka skaduar mandati.

Show More

Related Articles

Back to top button