LajmeSport

“Kam ende uri”, Ibrahimoviç zbulon të ardhmen, projekton veten në pankinë

Zlatan Ibrahimovic kërkon pak durim, kërkon pak më shumë kohë, përpara se të bashkohet me grupin, në të njëjtën kohë qetëson tifozët duke theksuar se ndihet mirë dhe se ka ende uri. Në këtë periudhë që ka qenë i dëmtuar, Ibra ka pasur mundësi të reflektojë gjatë për të ardhmen. Sulmuesi suedez e ka të qartë projektin e tij të ri, të bëhet trajner, por ky moment nuk ka ardhur ende pasi mendon se mund të jap akoma në fushë:

“Nëse them se dëshirojë të bëjë diçka, atëherë duhet ta bëjë me çdo kusht. Nëse mendoj të bëhet trajner do të thotë se më duhet të lë futbollin, por nuk është kështu. Kam ende uri, dëshira ime është të kem ende suksese si lojtar”, u shpreh Ibra.

Pa Ibrën në dispozicion, Milan vijon garën në dy fronte, Serie A dhe Champions: “Shokëve i kërkoj rezultate në çdo ndeshje, disiplinë gjithashtu. Do të ishte bukur nëse shkojmë në 1/8 e Champions League, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Kjo kërkon një impenjim të madh pasi në të njëjtën kohë duhet të mendojmë edhe për kampionatin”, theksoi Ibrahimovic.
(BalkanWeb)

Show More

Related Articles

Back to top button