Maqedoni

Gjykata Kushtetuese nuk ka kuorum për të vendosur mbi “e diela–ditë jopune”

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për iniciativën e paraqitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kontestohet Ligji për Marrëdhënie Pune, me të cilin parashihet që të dielave të mos punohet, përcjell TV21. Nga Gjykata Kushtetuese thonë se ka mungesë kuorumi për të vendosur në lidhje me çështjen. Ligji mbetet në rendin juridik, gjegjësisht e diela do të mbetet ditë jo pune, përveç në veprimtaritë që bëjnë përjashtime.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë vendim në këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat nuk kanë kaluar në seancë për arsye se nuk ka mjaftueshëm gjykatës. Fatkeqësisht edhe njëherë nëpërmjet një lënde tjetër të rëndësishme për qytetarët u theksua nevoja për plotësimin e vendeve të gjykatësve”, tha Hristina Bellovska, zëdhënëse e gjykatës kushtetuese.

Show More

Related Articles

Back to top button