Në xhiron e parë të Kupës së Maqedonisë, futbollistët e Shkëndijës do të mirëpresin Karaormanin, klubin e ri të Ligës së Dytë. Skuadra tetovare është favorit në këtë ndeshje, por është e qartë se nikoqiri nuk do të dorëzohet lehtë.
Në prag të ndeshjes së Kupës së Maqedonisë, Mexhit Neziri ka bërë të ditur ambiciet më të larta të klubit.
“Këtë vit synimi është kurora e dyfishtë, trofetë në Kupën dhe Ligën e Parë. Edhe pse kundërshtari ynë i parë është një skuadër që luan në Ligën e Dytë, ne do të hyjmë seriozisht në lojë. Besoj se do të fitojmë dhe me këtë do të kalojmë në fazën tjetër”, tha Neziri.
Në këtë ndeshje me Karaormanin, Skender Jonuzi do të ulet në stolin e “kuqezinjëve”, pas largimit të Artim Shaqirit. Ndeshja në Strugë fillon në orën 15:00.