LajmeRajon

“Takimi urgjent” me Ramën, Kurti tregon 3 temat që u diskutuan dje në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se çfarë kanë biseduar në “takimin urgjent” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

“Takim pune shumë i mirë konstruktiv pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që i kemi diskutuar. Siguria kibernetike, ka qenë tema e parë e diskutimit tonë dhe isha shumë i interesuar të kuptoj sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit”, tha fillimisht Kurti.

Kryeministri i vendit theksoi se temë e dytë ishte ai për energjinë, ku siç tha ai gjatë dimrit pritet që Shqipëria ta ndihmojë Kosovën.

“Tema e dytë ka qenë sfidat e energjisë në muajt në vijim, ku KEK-u dhe KESH-i bashkëpunojnë ngushtë, gjatë verës u kemi dhënë energji elektrike në Shqipëri që të na ndihmojnë gjatë dimrit”, shtoi Kurti.

“E kemi njoftuar njëri-tjrin çfarë po ndodh në Shqipëri dhe Kosovë edhe në aspektin e politikave, dhe kapaciteve e sociale të krizës energjetike”, tha Kurti derisa shtoi se Kosova ka qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka futur masën e shpërblimit për qytetarët që kursejnë.

Temë e tretë e diskutimit ishte Procesi i Berlinit, ndërsa tha se nuk kanë folur për Ballkanin e Hapur.

“Tema e tretë ka qenë përgatitjet në dritën e rifillimit të Procesit të Berlinit, kësaj here në dritën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak drejt mbledhjes së radhës të Procesit të Berlinit”.

“Dua t’ju them që në këtë drekë me Kryeministrin Rama nuk është diskutuar për “Ballkanin e Hapur”, por diskutim vetëm për Procesin e Berlinit”.

Show More

Related Articles

Back to top button