LajmeSport

Manchester City-Borussia Dortmund nën hijen e Haaland

Mbrëmjen e sotme do të kompletohet xhiroja e dytë në Ligën e Kampionëve, me ndeshjet në grupet E, F, G, H, si dhe do të luhet dueli Glasgow Rangers – Napoli, në grupin A, i cili u shty për një ditë për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Dueli më interesant i mbrëmjes është ai ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit.

Sulmuesi i Cityt, Erling Haaland, i cili u bashkua me kampionët e Anglisë pikërisht nga Dortmundi këtë verë, do të jetë në qendër të vëmendjes në ‘Etihad’. Haaland shënoi dy gola në fitoren 4:0 kundër Sevillas në xhiron e parë, kurse deri më tash ka shënuar 12 gola në shtatë ndeshje në këtë sezon.

Rastin për t’u rikthyer në luftën për vendin e dytë në grup do të kërkojë Sevilla, e cila pas një fillimi dëshpërues të sezonit më në fund arriti ta mposht Espanyolin këtë fundjavë dhe të udhëtojë në Kopenhagë me motiv suksesi.

Në grupin E pati dy rezultate të papritura në xhiron e parë. Dinamo e Zagrebit hyn në xhiron e dytë si kryesuese me tre pikë, Chelsea është në kuotën zero dhe Milani dhe Salzburgu kanë nga një pikë.

Sonte Chelsea mirëpret Salzburgun dhe synon fitoren në ndeshjen debutuese trajnerit të ri Graham Potter.

Ndërkaq, Dinamo do të paraqitet në ‘San Siro’ e motivuar, por çdo gjë përveç triumfit për kampionët e Italisë në këtë ndeshje do të ishte një befasi e jashtëzakonshme.

Real Madridi e filloi mbrojtjen e titullit me një fitore 3-0 jashtë kundër Celtic në Grupin F dhe tani ka përballë Leipzigun, i cili u trondit 4-1 nga Shakhtar në shtëpi javën e kaluar. Reali edhe në këtë ndeshje do të paraqitet pa Karim Benzeman e lënduar.

Shakhtar është mikpritës i Celticut në Varshavë dhe nëse fiton tre pikë të tjera, do të bëjë një hap të madh drejt fazës eliminatore.

Juventusi do të jetë mysafire e Benfikës, në duelin mes skuadrave që do të luftojnë për vendin e dytë në Grupin H. Juve e nisi me një humbje të pritur në Paris, derisa Benfica mundi Maccabi Haifa në Lisbonë. PSG do të jetë mysafire e Maccabi Haifas dhe fitorja është opsioni i vetëm.

Rangers dhe Napoli do të kompletojnë xhiron në Grupin A. Skuadra italiane e mposhti Liverpoolin në xhiron e parë, ndërsa Rangers pësoi një humbje të rëndë në Amsterdam d’Ajax.

Show More

Related Articles

Back to top button