LajmeMaqedoni

Edhe liqeni i Ohrit do të zbrazet që shteti të prodhojë energji elektrike, ja kur nis procesi

Këtë dimër shteti do të përdorë edhe liqenin e Ohrit për të prodhuar energji elektrike, edhe pse aktivistët civil me vite paralajmërojnë se liqeni nuk duhet të trajtohet si rezervuar artificial për profit.

“Plani i prodhimit është që pas datës 10 tetor të fillojë prodhimi i energjisë elektrike, por vetëm për shërbimet e sistemit dhe baraspeshës”, tha Vasko Kovaçevski- drejtor i EMV-së.

Për momentin, kuota e liqenit të Ohrit është 693.36 metra mbi nivelin e detit. Kjo është 26 centimetra më shumë se mesatarja për këtë periudhë të vitit.

“Nuk planifikojmë që lartësitë të bien nën atë që lejohet, sepse biodiversiteti në këto kapacitete tashmë vihet në pikëpyetje”, u shpreh Vasko Kovaçevski- drejtor i EMV-së.

Biologët thonë se çdo shfrytëzim i liqenit dhe “loja” me nivelin e tij ndikon negativisht në mbarë ekosistemin.

“Si ekspert të ruajtjes së natyrës mendojmë se për shkak të thatësirës gjatë verës dhe në kohën kur kemi ulje të nivelit të ujit të liqenit, prodhimi i energjisë elektrike është i dëmshëm për florën dhe faunën në liqenin e Ohrit. Jo vetëm kjo. Ne e dimë se uji i liqenit të Ohrit është i pasur me lëndë ushqyese dhe këto substanca janë të nevojshme për florën dhe faunën. Dhe nga ky aspekt dëmtojnë florën dhe faunën”, theksoi Bekim Ziba-biolog.

Show More

Related Articles

Back to top button