Misioni i OSBE-së në Shkup organizon ngjarje me rastin e shënimit të 30-vjetorit të partneritetit të Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së.
Siç paralajmëruan organizatorët, në ngjarjen e titulluar “Maqedonia e Veriut dhe OSBE: 30 vjet partneritet” fjalime do të mbajnë shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ata do të përqendrohen në kontributin e OSBE-së për Maqedoninë e Veriut në 30 vitet e fundit dhe për prioritetet e vendit si kryesuese e Organizatës në vitin 2023.